A ka marrëveshje me Limajn? – Flet Albulena Haxhiu - Gazeta Express
string(47) "a-ka-marreveshje-me-limajn-flet-albulena-haxhiu"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 10:42

A ka marrëveshje me Limajn? – Flet Albulena Haxhiu

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 10:42

“Po presim, ia kemi dërgu ofertën”, kështu ka thënë deputetja e VV-së dhe e propozuara për kryeparalamentare, Albulena Haxhiu para tentativës së 51-të për konstituimin e Kuvendit, e pyetur nëse është arritur ndonjë marrëveshje me Nismën e Fatmir Limajt.

Kurti dhe Limaj zhvilluan takim të shtunën e 19 korrikut për të gjetur një zgjidhje për dalje nga ngërçi institucional

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një konferencë të mbajtur të hënën, s’pranoi të jepte detaje nga takimi që ka pasur me Limajn.

Ai tha se i ka bërë ofertë direkte, por që kur u pyet nëse do t’ia jepte postin e Kryeparlamentarit, ai tha se po pret të zhvillohen edhe biseda tjera me të dhe atëherë veç do të japë elemente nga takimet.