A ka kryer tradhti ndaj Ukrainës Poroshenko me marrëveshjen e Minskut? Konfirmohen hetimet - Gazeta Express
string(89) "a-ka-kryer-tradhti-ndaj-ukraines-poroshenko-me-marreveshjen-e-minskut-konfirmohen-hetimet"

A ka kryer tradhti ndaj Ukrainës Poroshenko me marrëveshjen e Minskut? Konfirmohen hetimet

Gazeta Express

11/12/2019 19:35

Hetuesit ukrainas janë duke analizuar nëse ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka kryer tradhti kur është nënshkruar e ashtuquajtura Marrëveshje e Minskut më 2015, përmes së cilës është synuar që të përfundohet konflikti ushtarak në lindje të Ukrainës.
Zëdhënësja e Zyrës Shtetërore të Hetimeve, Anzhelika Ivanova ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se rasti penal është hapur për mundësinë e kryerjes së tradhtisë nga Poroshenko.

Kjo marrëveshje ka qenë rezultat i negociatave në kryeqytetin bjellorus në mes të liderëve të Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës, në shkurt të vitit 2015.

Lexo Edhe:

Ajo ishte supozuar që të ringjallte një tjetër marrëveshje të arritur më 2014, pasi po atë vit, separatistët e mbështetur nga Rusia patën nisur sulme në lindje të Ukrainës.

Të dyja marrëveshjet e Minskut bëjnë thirrje për largim të armëve të rënda nga zona e luftës, proces që është vëzhguar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Në mesin e pikave të tjera përmendet edhe shkëmbimi i të burgosurve dhe mbajtja e zgjedhjeve lokale në lindje të Ukrainës.
Përndryshe, Zyra Shtetërore e Hetimeve ka thënë se aktualisht ekzistojnë rreth 13 raste penale të hapura, në të cilat Poroshenko përmendet si i dyshuar, dëshmitar apo person me interes.