A ka hequr dorë VV’ja nga ligji anti-mafia? Flet Albulena Haxhiu - Gazeta Express
string(62) "a-ka-hequr-dore-vvja-nga-ligji-anti-mafia-flet-albulena-haxhiu"

A ka hequr dorë VV’ja nga ligji anti-mafia? Flet Albulena Haxhiu

Lajme

Gazeta Express

01/03/2021 23:28

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar në emisionin dPT te Fidani në T7 nëse VV do të procedojë me ligjin anti-mafia.

Ky ligj parasheh, ndër të tjera, konfiskimin e pasurisë së paligjshme dhe luftimin e korrupsionit.

Lexo Edhe:

Në disa medie është raportuar se VV ka hequr dorë nga ky ligj, i cili ishte në plan në Qeverinë Kurti I. Haxhiu tregon se a do të vazhdohet tutje me këtë ligj tani që VV do të dalë si fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Nuk kemi hequr. Do të jetë ndër ligjet e para që do i procedojmë në kuvendin e Kosovës pra është ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme dhe të arritur në mënyrë të dyshimtë. Kemi punuar pesë muaj në këtë punë. Për pjesën për drejtësi ku kam punuar edhe unë, në programin e detajuar të programit qeverisës i cili nuk është publik pasi do të votohet në mbledhjen e qeverisë dhe do t’i dorëzohet Kuvendit të Kosovës. Ndër prioritetet e para është lufta ndaj krimit dhe korrupsionit. Deri më tash nuk ka pasur asnjë efekt ndonjë ligj i mëparshëm. Ka pasur shumë fjalë qoftë nga prokuroria”, tha ajo.

Haxhiut nuk iu lejua kandidimi në zgjedhje pasi ka pasur një dënim në 3 vitet e fundit. /Express/