Vendosja e kryetarëve shqiptarë nëpër komunat me shumicë serbe me ndihmën e Policisë që pasoi me protesta të dhunshme, Kosovës ia solli “shuplakat” më të mëdha nga aleatëtLexo Edhe:
Megjithatë, ajo sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, nuk ka ndikim direkt për largimin e sanksioneve“Në mënyrë direkte nuk ka ndonjë rrezatim për Kosovën por në kuptimin indirekt ka një ndikim shumë të madh për faktin që të gjitha institucionet e BE-së qoftë Komisioni Evropian apo edhe të tjerat kur ta marrin vendimin apo do të ulen në tavolinë për të biseduar rreth heqjes së sanksioneve merren parasyshë edhe rezulutat e Parlamentit Evropian”, tha Arbnor Sadiku, analist Këtë rezulutë ndonëse jovendimtare për sanksionet, Fidan Ukaj e konsideron mjaftë të rëndësishme.
“Ky zë i qytetarëve të Bashkimit Evropian përmes deputetëve në Parlamentin Evropian është zë i fuqishëm në adresë të institucioneve tjera dhe mendoj që institucionet vendimmarrëse duhet ta marrin seriozisht dhe si zë i këtyre qytetarëve të jetë prioritet i tyre që sanksionet e vendosura ndaj Kosovës të largohen e ato fonde shumë të rëndësishme të vazhdojnë të ndahen”, tha Fidan Ukaj, analist.Ditë më parë, presidentja Vjosa Osmani konfirmoi se mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri është përcaktuese për heqjen e sanksioneve të BE-së.Rezoluta e Parlamentit Evropian gjithashtu fton Kosovën dhe Serbinë të angazhohen në dialog për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme.
/Dukagjini
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...