A jemi në pandemi – çfarë thonë nga OBSH - Gazeta Express
string(38) "a-jemi-ne-pandemi-cfare-thone-nga-obsh"

Shneta tjera

Gazeta Express

31/10/2022 19:19

A jemi në pandemi – çfarë thonë nga OBSH

Shneta tjera

Gazeta Express

31/10/2022 19:19

Koronavirusi është kthyer në një infeksion viral endemik, me të cilin bota do të jetojë për breza të tërë, tha kreu i komisionit të përhershëm gjerman për vaksinimin, Thomas Mertens.

Në një intervistë për televizionin bavarez, Mertens kujtoi se një pjesë e madhe e popullsisë gjermane tashmë ishte infektuar, kishte marrë vaksinën ose të dyja.

Lexo Edhe:

“Pastaj, sigurisht, pyetja është nëse ne jemi ende në një pandemi apo jo,” tha Mertens, duke shtuar se pyetja mund të jetë më e rëndësishme në një kuptim psikologjik sesa shkencor.

“Por sigurisht, mund të thuhet se ndërkohë është kthyer në një infeksion viral endemik, i cili do të qëndrojë me ne për breza të tërë”, tha Mertens.

Ai shtoi se detyra mbetet mbrojtja e atyre që janë në rrezik të sëmuren, me vaksinim, por edhe me maska.

Një sëmundje konsiderohet endemike nëse është e pranishme përherë në një rajon, me një numër afërsisht konstant të sëmurësh, si për shembull, gripi.

Mertens shpjegoi se një pandemi është kur një patogjen i panjohur globalisht depërton në popullatë, me të cilin njerëzit nuk kanë përvojë imune.

Ai tha se një situatë e tillë nuk ekziston më dhe se “shkalla e sëmundjes nuk është pjesë e përkufizimit të një pandemie”.

Nga ana tjetër, qeveria gjermane deklaron se asgjë nuk ka ndryshuar.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur shfaqjen e koronavirusit në vitin 2020 si një pandemi dhe vetëm OBSH mund ta rishikojë këtë vlerësim”, tha të premten një zëdhënëse e ministrisë së shëndetësisë.

Ndryshe, OBSH së fundmi rikonfirmoi se bota ndodhet ende në pandemi.