Në emisionin Pressing në T7, panelistët po diskutojnë se deri kur mund të vazhdojë bllokada e institucioneve të vendit.
Analisti Xhevdet Drenori thotë se Kushtetusja duhet t’i japë një kahje kësaj bllokade, sepse nuk mund të vazhdohet deri në pafundësi.
Pjesë nga ky debat:
Drenori: Nëse subjekti i parë në një afat kohor nuk e zgjedh, presidentja në bashkëpunim me partie politike e vendosin datën e zgjedhjeve, nëse hezitojnë partitë politike, atëherë i mbetet në diskrecion të Presidentes me vendos datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Kushtetuesja nuk guxon me thon jepjani mundësin edhe të dytit nashta e bën, se bjen në kundërshtim.
Ramadani: A je jurist?
Drenori: Kam pas landë juridike gjatë doktoraturës.
Ramadani: Je tu thon që Kushtetuesja i thotë presidentes mshoj parlamentit a ?
Drenori: Qikjo bllokadë nuk mundet të shkojë në pafundësisht. Kushtetuesja e ka obligim me i dhënë një kahje, por nuk del kundër vendimit të vet, pse kom gabu atëherë, jepjani të dytit, harrone, ajo u kry.