A janë myslimanët në Austri rrezik për shoqërinë apo ofrojnë siguri - Gazeta Express

A janë myslimanët në Austri rrezik për shoqërinë apo ofrojnë siguri

Gazeta Express

25/11/2020 12:05

“Unë jam mysliman dhe jam krenar për atë që kam bërë. Islami nuk është ky. Islami që mësuam nga Profeti Muhamed nuk përbëhej nga kjo.” Këto ishin fjalët e Osama Jodas, imigrant palestinez në Austri, i cili u nderua me medaljen e artë të policisë për shpëtimin e jetës së një oficeri disa ditë para se vendi të niste një goditje ndaj komunitetit mysliman, duke përfshirë sulme, arrestime dhe akuza serioze.

Në një skenë tjetër, oficerët austriakë të sigurisë po merrnin në pyetje myslimanët, jeta paqësore e të cilëve u prish papritmas pasi u tërhoqën në stacionin e policisë nga shtëpitë e tyre pa paralajmërim që të japin prova të një krimi që ndoshta edhe nuk e kishin kryer. Ata u morën në pyetje në lidhje me fenë, sektin dhe mendimin e tyre mbi zbatimin e ligjit islamik, Izraelin, Hamasin, dhe pyetje në lidhje me gratë.

Fushata e fundit e arrestimeve nga ana e policisë austriake preku njerëzit që kanë jetuar për shumë vite në Austri. Ata kanë qenë gjithmonë kontribuues aktivë dhe pozitivë të shoqërisë së tyre dhe asnjëherë nuk janë dyshuar për kryerje të shkeljeve të sigurisë ose sjellje të dyshimtë. Kjo derisa ata u vunë në shënjestër nga forcat e sigurimit austriak sikur të ishin individë jashtëzakonisht të rrezikshëm.

U zbulua se një numër aktivistësh në sektorin e bamirësisë që ishin me origjinë palestineze u arrestuan dhe u morën në pyetje në lidhje me pozicionet dhe mendimet e tyre politike në lidhje me konfliktin Palestinë – Izrael. Kjo mund ta cenoj lirinë e shprehjes së banorëve dhe aftësinë e tyre për të ushtruar të drejtat e tyre themelore në një vend si Austria, që gjithmonë  ka mbrojtur të drejtat civile dhe njerëzore.

Nuk ka dyshim se vepra e sulmit terrorist nuk përfaqëson myslimanët ose nuk ka të njëjtën ideologji me ta. Ai që kreu këtë vepër, veproi sipas një motivi individual që mund të ketë marrë nga palët e dyshimta. Autoritetet austriake duhet të kuptojnë se më shumë se 80 % e viktimave të terrorizmit në të gjithë botën janë myslimanë dhe se ata janë të parët që kanë përjetuar brutalitetin e terrorizmit dhe janë djegur nga zjarri i tij. Kjo mund të jetë arsyeja e saktë që ata arrijnë në një numër të madh si imigrantë në Evropë.

Por autoritetet nuk duhet të harrojnë se brezat e myslimanëve kanë jetuar në Evropë dhe nuk njohin vendlindje tjetër. Ata studiuan në shkolla dhe universitete evropiane, që do të thotë se ata nuk mund t’i mohojnë në asnjë mënyrë vlerat e këtyre vendeve dhe të bëhen armik. Ata janë ata që e çmojnë më shumë atdheun e tyre evropian dhe punojnë për ta ruajtur atë. Ata ndihen të lumtur kur vendet e tyre lulëzojnë dhe ndiejnë dhimbje në kohën e ankesave kombëtare. Ata gjithashtu luftojnë midis radhëve të para në kohë fatkeqësish dhe katastrofash. Për më tepër, sulmi ndaj personave në bazë të fesë është një formë diskriminimi dhe racizmi, qoftë i kryer nga individë apo qeveri.

Myslimanët që jetojnë në Austri dhe Evropë e kuptojnë rëndësinë e rolin e tyre në këto shtete. Ne refuzojmë çdo sulm terrorist, deklarojmë solidaritetin tonë të plotë me viktimat dhe mbështesim ndjekjen penale të autorëve në përputhje me ligjin, shkruan Middle East Monitor News, transmeton Express./Përktheu: Njomza Arifi