A janë arrat sekreti për rritjen e fertilitetit mashkullor? - Gazeta Express
string(58) "a-jane-arrat-sekreti-per-rritjen-e-fertilitetit-mashkullor"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

08/11/2021 22:05

A janë arrat sekreti për rritjen e fertilitetit mashkullor?

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

08/11/2021 22:05

Rreth 70 milionë çifte në mbarë botën kanë probleme me fertilitetin dhe në mes 30% dhe 50% të këtyre rasteve, problemi vjen nga meshkujt. Një studim i Universitetit  Delaware tregon diçka që mund ta ndryshojë atë: ngrënia e rreth 70 gram arra në ditë mund të përmirësojë shëndetin e spermës duke reduktuar peroksidimin e lipideve, një proces që dëmton spermën.

“Spermatozoidet janë veçanërisht të prirur ndaj dëmtimit oksidativ, pasi membrana përbëhet kryesisht nga acide yndyrore të pangopura (PUFAs),” shpjeguan shkencëtarët. “PUFA-të janë veçanërisht të ndjeshme ndaj dëmtimit oksidativ për shkak të strukturës së tyre biokimike.” Sidomos kur meshkujt ndjekin dietën e zakonshme perëndimore që është e pasur me sheqer dhe ushqime të përpunuara, qelizat e spermës mund të përkeqësohen me peroksidimin e lipideve.

Lexo Edhe:

Por ky nuk është studimi i parë që tregon fuqinë shëruese të arrave për sa i përket fertilitetit mashkullor. Një studim i vitit 2012 i botuar në Biology of Reproduction zbuloi se burrat e moshës 21 deri në 35 vjeç që hanin 75 gram arra çdo ditë për 12 javë panë “rritje të vitalitetit, lëvizshmërisë dhe morfologjisë së spermës” dhe më pak anomali kromozomale.

Mjekët sugjerojnë përfshirjen e arrave në gatime të ndryshme të përditshme si sallatat tuaja të preferuara apo ushqimet dhe ëmbëlsirat. Studiuesit vërejnë se ato mund të kenë një efekt pozitiv si në fertilitetin e femrës ashtu edhe në shëndetin e vezëve. “Ndryshimi i përmbajtjes së PUFA dhe dëmtimi oksidativ i vezëve mund të ndryshojë shëndetin e folikulave ovarian, të ndikojë në ovulimin dhe prodhimin e progesteronit”, shpjegojnë ata. Arrat e papërpunuara janë më të mira se ato të gatuara pasi PUFA-të mund të ndryshojnë me nxehtësinë.

Shkencëtarët theksojnë se gjetjet e tyre bazohen në hulumtimet në minj dhe për këtë arsye nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me proceset që ndodhin në trupin e njeriut. Megjithatë, gjetjet e studimit të fundit janë në përputhje me ato të hulumtimeve të mëparshme, përkatësisht se arrat ofrojnë lëndë ushqyese thelbësore që mund të jenë të nevojshme për funksionimin e spermës./abcnews.al