A iu mohua Barcelonës një penallti: “Nëse akorduat të parën, është dashur edhe të dytën”


Gazeta Express
14 Dhjetor 2019 20:02

Barcelona nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Real Sociedad, duke barazuar 2-2 në sfidën që u zhvillua në stadiumin “Real Arena”.

Kjo rrëshqitje e Barçës vjen pak ditë para ‘El Clasicos’ në ‘Camp Nou’.

Sido që të jetë, kjo ndeshje s’ka kaluar pa polemika.

Mysafirët pretendojnë se iu mohua një penallti në minutën e fundit të takimit, pasi Gerrard Pique u tërheq për fanelle në zonë.

Madje, edhe gjyqtari i ‘Cadena SER’ dhe AS, Iturralde González, mendon se nëse do të kishte ndërhyrë VAR, mund të ishte akorduar penallti.

Sipas tij, ‘nëse ishte penallti për Sociedad, ishte edhe për Barçën’, por që gjyqtari nuk e pa për shkak të trupave të lojtarëve ndërsa VAR heshti. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart