A ishin rekomandimi i IKSHPK'së dhe ftesa e presidentes skenar për shtyrjen e zgjedhjeve?- Flet Kusari-Lila - Gazeta Express
string(104) "a-ishin-rekomandimi-i-ikshpkse-dhe-ftesa-e-presidentes-skenar-per-shtyrjen-e-zgjedhjeve-flet-kusari-lila"

A ishin rekomandimi i IKSHPK’së dhe ftesa e presidentes skenar për shtyrjen e zgjedhjeve?- Flet Kusari-Lila

Lajme

Gazeta Express

14/09/2021 23:36

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e ka mohuar idenë se ka pasur skenar për shtyrjen e zgjedhjeve komunale, të përcaktuara të mbahen më 17 tetor.

Kusari-Lila, në emisionin ‘dPt’ te Fidani ka vlerësuar se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka bërë në mënyrë transparente rekomandimin e IKSHPK’së për shtyrje zgjedhjesh, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Janë vendime profesionale të cilat kanë ardhë dhe nuk kanë ardhë si inicim i kërkesës së një partie, por kanë ardhë nga vetë titullari, presidentja e vendit, e cila ka dashtë me ditë në rrethanat aktuale dhe atë e ka bërë në mënyrë shumë transparente. Nuk ka pasë asnjë moment të vetëm tendencë për të shty një vendim apo tjetër, kjo është vetëm farsë”, ka thënë ajo.

Partitë opozitare në vend kundërshtuan prezencën e Kusari-Lilës dhe Donika Gërvallës në takim për shkak se siç thanë, Alternativa dhe Guxo nuk janë të parti të certifikuara. Kundër këtij reagimi ka dalë kandidatja e LVV për kryetar të komunës së Gjakovës.

“E para ishte amatoreske, edhe prej Memlit edhe prej Lumirit edhe e dyta dshakeqe. Në fund e panë që ne kishim zëra tërësisht të pavarur dhe objektiv”, tha ajo. /Gazeta Express/