A i shtyn moti i nxehtë njerëzit të bëjnë më shumë seks? - Gazeta Express
string(55) "a-i-shtyn-moti-i-nxehte-njerezit-te-bejne-me-shume-seks"

A i shtyn moti i nxehtë njerëzit të bëjnë më shumë seks?

Shneta

Gazeta Express

24/06/2021 17:01

I nxehti afrikan ka arritur në shumë vende të botës, përfshirë Kosovën.

Shpesh pretendohet se kafshët, përfshirë njerëzit, kanë më shumë gjasa të çiftëzohen gjatë verës.

Lexo Edhe:

Por a ka ndonjë provë që temperaturat e larta me të vërtetë kontribuojnë në një rritje të aktivitetit seksual?

A e rrit moti i nxehtë epshin?

Libido është i njohur në aspektin e psikiatrisë si “një përbërës i instinktit të jetës” – shkalla në të cilën dëshironi të bëni seks, ose jo, shkruan iNews, transmeton Klan Kosova.

Shumë faktorë mund të ndikojnë në epshin e një personi, të tilla si prirjet natyrore të trupit tuaj, dieta dhe shëndeti mendor. Por, a ndikon dielli në epsh?

Annabelle Knight, një eksperte seksi dhe marrëdhënie me Lovehoney, tha: “Trupat tanë prodhojnë më shumë Vitaminë D kur janë të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit dhe Vitamina D rrit nivelet e testosteronit. Testet gjithashtu treguan se burrat kishin 33 përqind më shumë të testosteronit që rrjedh nëpër trupa në qershor sesa në janar. Burrat me më shumë testosteron kanë më shumë orgazma”.