A i shkruajmë drejt trajtat e shkurtra të përemrit - Gazeta Express
string(50) "a-i-shkruajme-drejt-trajtat-e-shkurtra-te-peremrit"

A i shkruajmë drejt trajtat e shkurtra të përemrit

Gazeta Express

14/02/2020 17:38

Gjatë vëzhgimeve tona nëpër mediet elektronike, për t’i parë cilat janë shkeljet më të shpeshta drejtshkrimore të normës letrare shqipe, te përemri kemi gjetur një rrëmujë të madhe në përdorimin e saktë të përemrave. Shkrimi më i gabueshëm i përemrave është ai i trajtave të shkurtra të përemrit vetor, pastaj shkrimi gabimisht i përemrave pronorë, i atyre dëftorë etj.

Nga: Lumnije Morina

Lexo Edhe:

Te përemri vetor kemi shkeljet më të mëdha drejtshkrimore, të cilat bëhen gjatë përdorimit të trajtave të shkurtra të tij. Shkelja më e shpeshtë bëhet kur përemri vetor ai ndodhet në shumës në rasën dhanore, pra në vend të atyre u, zakonisht e gjejmë në medie të shkruar atyre i.

Ja dhe shembulli që na tregon përdorimin jonormativ të trajtës së shkurtër të shumësit të përemrit ai, në rasën dhanore. Kjo fjali duhet të jetë: Si po u qaset Kosova të kthyerve…

Shembujt në vijim tregojnë përdorimin gabimisht të trajtave të shkurtra të bashkuara. 

Në këtë fjali nuk është përdorur drejt trajta e shkurtër e bashkuar e vetës së tretë njëjës dhe në vend të: …të lehtësojë dialogun…, duhet të jetë …ta lehtësojë dialogun…

Në shembullin në vijim kemi përdorimin e drejtë të trajtës së shkurtër të bashkuar të vetës së tretë, por gabimi është bërë duke u shkruar pa apostrof.  

Andaj duhet të shkruhet: …për t’i pranuar ata…

Edhe në fjalinë në vazhdim është bërë shkelja e njëjtë, trajta e shkurtër e bashkuar e vetës së tretë është shkruar drejt, por pa apostrof:

Pra, duhet të jetë: …pritet t’u drejtohet gazetarëve…

Në rastin në vijim kemi përdorimin gabimisht të vetës së tretë shumës të përemrit vetor ata, në vend të vetës së duhur, vetës së dytë ju.

Përdorimi i drejtë i vetës duhet të jetë veta e dytë: …do t’ju përlotë…

Përveç shkeljeve drejtshkrimore te trajtat e shkurtra të përemrit vetor, të tilla kemi edhe te përemrat e tjerë.

Për shembull, kemi shkelje drejtshkrimore edhe te përemri dëftor. Në fjalinë në vazhdim kemi ngatërrimin e gjinisë së përemrit dëftor.

Në këtë rast kemi përdorimin gabimisht të përemrit dëftor mashkullor ky, sepse emrin këngë e kemi në gjininë femërore. Pra, duhet të shkruhet: Kjo pritet të jetë kënga…

Pastaj, shkelje kemi hasur edhe te përemri pronor. Përemri im, i gjinisë mashkullore, kur përdoret në shumës, ynë, gjithmonë e hasim të shkruar gabimisht, duke u përdorur në gjininë femërore, jonë, në vend të tij.

Ky shembull tregon këtë shkelje të përemrit pronor, i cili gjithmonë shkruhet në femërore në vend të mashkullores, ndërsa trajta e drejtë e tij është: Rrugëtimi ynë…

Në fjalinë në vazhdim kemi ngatërrimin e përemrit vetvetor vetë me përemrin pronor i vet.

Prandaj duhet të shkruhet: …vetë IPK-ja…

Pra, shkelja më e shpeshtë drejtshkrimore te përemri bëhet te trajtat e shkurtra të tij, sidomos te trajtat e bashkuara, të cilat shkruhen me apostrof.

Në këtë artikull u përpoqëm t’i sjellim dhe t’i shpjegojmë shkurtimisht gabimet më të shpeshta drejtshkrimore te përemri.

Në artikullin e ardhshëm do t’i paraqesim shkeljet normative në fushën e foljeve.