A i shkeli rregullat Presidentja gjatë dekorimit të Dua Lipës, flet "marshalli" i protokollit kosovar - Gazeta Express
string(98) "a-i-shkeli-rregullat-presidentja-gjate-dekorimit-te-dua-lipes-flet-marshalli-i-protokollit-kosovar"

A i shkeli rregullat Presidentja gjatë dekorimit të Dua Lipës, flet “marshalli” i protokollit kosovar

Lajme

Gazeta Express

06/08/2022 14:00

Presidentja Vjosa Osmani i dha këngëtares kosovare Dua Lipa titullin Ambasadore Nderi për kontributin e saj në përfaqësimin e Kosovës nëpër botë.

Osmani vendosi që ta presë familjen Lipa me gjithë familjen në Presidencën e Kosovës. Me vete kishte burrin dhe dy vajzat e saj.

Lexo Edhe:

Pas shpërndarjeve të fotografive nga vetë Osmani në njoftimin e saj zyrtar për këtë ceremoni, nisen kritikat se ajo po e shndërron institucionin e Presidencës në rezidencë familjare, derisa pati akuza se i ka privilegjuar edhe vajzat e saj.

Megjithatë, këtu mund të ketë edhe shkelje protokolli.

Për këtë çështje ka folur për Gazetën Express njohësi i protokollit, Haki Merovci.

“Nuk e di se a është njoftuar paraprakisht protokolli. Nëse po, është dështim i protokollit. Kjo ceremoni ndjek rregullat tjera bazë”, tha shkurt Merovci.

Megjithatë, Osmani s’është deklaruar për këtë çështje se në bazë të cilave rregullave protokollare ka organizuar ceremoninë e ndarjes së titullit në këtë mënyrë.