Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përgjigjur në pyetjen e gazetares së T7, Blerta Zuka, për atë nëse i ka ofruar presidentes Vjosa Osmani pozitën e ministres dhe nëse i frikësohet fuqisë politike të Vjosa Osmanit nëse ajo kthehet në LDK apo ndonjë parti tjetër, raporton Express.
Kurti ka thënë se me Osmanin ka pasur shumë takime e diskutime, por që i duhet të ruaj konfidencialitetin e tyre.
Kreu i LVV-së ka thënë se s’është koha për diskutime publike politike me Osmanin dhe nëse ajo një ditë kthehet në politikë është çështje tjetër.
“ Ne jemi takuar me presidenten qindra herë në këto më shumë se pesë vite në situata të ndryshme. Kemi pasur diskutime të panumërta. E ruajmë transparencën ë proceseve, por na duhet ta ruajmë edhe konfidencailitetin e bisedave. Ajo është kryetare e shtetit ku unë jam kryeministër. S’është koha që të bëjë diskutime publike politike me presidenten e vendit. Nëse një ditë, siç është paralajmëruar mund të kthehet në politikë, ajo është situatë tjetër”, ka deklaruar Kurti./Express/