A i kanë ndrequr raportet Hoti e Osmani? Afrohen e bisedojnë pak në Kuvend - Gazeta Express
string(73) "a-i-kane-ndrequr-raportet-hoti-e-osmani-afrohen-e-bisedojne-pak-ne-kuvend"

A i kanë ndrequr raportet Hoti e Osmani? Afrohen e bisedojnë pak në Kuvend

Gazeta Express

21/10/2020 13:06

Tash e disa kohë, nuk ka pasur pothuajse fare komunikim ndërmjet kryeministrit Avdullah Hoti dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani. Ata madje as nuk janë takuar me njëri-tjetrin si bartës të dy prej institucioneve më të rëndësishme të shtetit.

Por sot, në seancën ku Hoti është ftuar të raportojë për një pikë të marrëveshjes së nënshkruar me Serbinë në Washington, Hoti dhe Osmani kanë folur pak me njëri-tjetrin. Fillimisht, Hoti e thirri nga ulësja e tij kryeparlamentaren, e pastaj i shkoi afër për të diskutuar me të rreth një minutë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gjatë kohës kur Hoti e Osmani po diskutonin, nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, nga foltorja e ka akuzuar Hotin se me zotimin për moratoriumin njëvjeçar nga aplikimi në organizata ndërkombëtare, e ka fikur shtetin.

Pasi diskutoi me Osmanin, Hoti e la sallën e Kuvendit dhe doli jashtë, për t’u kthyer sërish pas disa minutash. /GazetaExpress/