Në edicionin festiv të emisionit “Canapé”, moderuar nga Shpend Lipa, Tayna dhuroi një atmosferë të jashtëzakonshme.
Ajo performoi disa nga hitet e saj më të njohura live, duke i dhënë një energji unike mbrëmjes festive.
Po ashtu ajo ndau momente interesante nga karriera e saj gjatë intervistes
Një nga temat ishte edhe suksesi i këngës së saj hit, “Si Ai”, për të cilën u përfol se i kishte sjellë reperes plot 1 milion euro fitime.
Pyetur nga moderatori Shpend Lipa, Tayna nuk nguroi të flasë për ndikimin e këngës dhe suksesin e saj.
A fitoi Tayna vërtet 1 milion euro me “Si Ai”, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.
Intervistën dhe performancat muzikore mund t’i gjeni në kanalin zyrtar të T7 në YouTube. /GazetaExpress/.