A është vaji i peshkut zgjidhja e duhur për trajtimin e stresit? - Gazeta Express
string(63) "a-eshte-vaji-i-peshkut-zgjidhja-e-duhur-per-trajtimin-e-stresit"

Gazeta Express

06/04/2020 15:13

A është vaji i peshkut zgjidhja e duhur për trajtimin e stresit?

Gazeta Express

06/04/2020 15:13

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të caktuar.

Studimet tregojnë se acidet yndyrore omega-3 mund të ndihmojnë në trajtimin e depresionit në një fazë fillestare apo më tej.

Lexo Edhe:

Vaji i peshkut është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3.

Ato  luajnë një rol të rëndësishëm për funksionet dhe shëndetin e trurit.

Njerëzit, që vuajnë nga depresioni mund të kenë nivele të ulëta të disa acideve dhe substancave kimike në tru.

Ekspertët, thonë se ngrënia e peshkut disa herë në javë mund ta furnizojë organizmin me acidet e nevojshme.

Peshqit më të pasur me acidet yndyrore omega-3 përfshijnë: sardelet, salmonin, skumbrinë, troftën dhe peshkun ton.

A janë suplementët një përfitim i shtuar?

Rekomandimet e ekspertëve tregojnë se mënyra më e mirë për të marrë ushqyesit e nevojshëm është duke zgjedhur dhe ngrënë ushqime të shëndetshme.

Në vendet përtej oqeanit ka shqetësime në rritje për nivelin e lartë të mërkurit në disa lloje peshqish. Kjo substancë mund të shkaktojë probleme tek shëndeti i njerëzve.

Suplementët e vajit të peshkut nuk përmbajnë mërkur, sepse kjo substancë mbetet kryesisht tek pjesa e mishit të peshkut dhe nuk transferohet tek ky nënprodukt.

Trajtimi i depresionit

Depresioni është një problem që kërkon një trajtim gjithëpërfshirës dhe vetëm konsumi i vajit të peshkut nuk mjafton.

Suplemente të tilla vijnë në ndihmë duke u shoqëruar edhe me medikamentet përkatëse të rekomanduara nga mjeku.

Gjithashtu edhe bisedat me psikologun në raste të stresit të tepërt janë shumë të domosdoshme.

Ekspertët konfirmojnë acide yndyrore Omega 3 janë të dobishme dhe të domosdoshme për mbrojtjen e shëndetit të trurit dhe të zemrës.

/agroweb/Gazeta Express