A është martesa arsyeja që Florent Hadërgjonaj nuk u grumbullua me Kosovën për ndeshjet e qershorit? - Gazeta Express
string(99) "a-eshte-martesa-arsyeja-qe-florent-hadergjonaj-nuk-u-grumbullua-me-kosoven-per-ndeshjet-e-qershorit"

A është martesa arsyeja që Florent Hadërgjonaj nuk u grumbullua me Kosovën për ndeshjet e qershorit?

Sport

Gazeta Express

27/05/2022 17:16

Kombëtarja e Kosovës sot nisi përgatitjet për ndeshjet e edicionit të ri në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” gjatë muajit qershor do t’i zhvillojnë katër ndeshje në kuadër të kësaj gare, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kosova duelin e parë e zhvillon më 2 qershor si mysafire e Qipros, më pas dy ndeshje i luan në shtëpi kundër Greqisë (më 5 qershor) dhe kundër Irlandës së Veriut (më 9 qershor), teksa në fund si mysafire përballet me Greqinë (më 12 qershor).

Florent Hadërgjonaj është njëri prej futbollistëve që nuk është grumbulluar me Kombëtaren për këto ndeshje.

Përzgjedhësi Alain Giresse sot në konferencën për media tha anëtari i Kasimpasas ka kërkuar që të mos përfshihet në këto ndeshje për shkaqe personale.

Martesa mendohet të jetë arsyeja pse Hadërgjonaj ka kërkuar leje nga Giresse.

27-vjeçari sot përmes llogarisë së tij në “Instagram” njoftoi se është martuar me Dorina Podrimjën. /Gazeta Express/