A është Lucozade i dobishëm? - Gazeta Express
string(27) "a-eshte-lucozade-i-dobishem"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

23/03/2026 19:12

A është Lucozade i dobishëm?

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

23/03/2026 19:12

Për shumë njerëz, Lucozade ka qenë prej kohësh një pije “zgjidhje e shpejtë” – përdoret për lodhje, sport, sëmundje apo edhe për të lehtësuar pasojat e alkoolit. Fillimisht i shitur në farmaci si ndihmë për rikuperim, ai është bërë pjesë e zakonshme e raftave të supermarketeve.

Por sot, me rritjen e shqetësimeve për pijet me sheqer dhe lidhjen e tyre me obezitetin, diabetin tip 2 dhe problemet dentare, lind pyetja: sa i dobishëm është realisht?

Çfarë përmban?

Në thelb, Lucozade përbëhet nga:

ujë

sheqer (glukozë)

kafeinë

elektrolite (si natriumi)

Versionet si Lucozade Sport përmbajnë më shumë elektrolite, të dizajnuara për të zëvendësuar kripërat e humbura gjatë djersitjes.

Energjia që jep kjo pije vjen kryesisht nga sheqeri – rreth 23 gram në një shishe 500 ml – ndërsa kafeina rrit përkohësisht vigjilencën.

A hidraton më mirë se uji?

Vetëm në raste të caktuara.

Pijet me elektrolite dhe sheqer mund të ndihmojnë në hidratim më të mirë pas djersitjes së madhe ose dehidratimit. Por për përdorim të përditshëm, uji është më se i mjaftueshëm.

Ekspertët theksojnë se shumica e elektroliteve merren nga ushqimi i përditshëm – si kripa, frutat, perimet dhe produktet e qumështit – kështu që zakonisht nuk ka nevojë për pije shtesë.

A ndihmon gjatë sportit?

Po, por vetëm në raste specifike.

Lucozade mund të jetë i dobishëm gjatë ushtrimeve të gjata ose intensive (mbi një orë), kur trupi humbet shumë lëngje dhe kripëra. Në këto raste, kombinimi i sheqerit dhe elektroliteve ndihmon në ruajtjen e energjisë.

Por për stërvitje të lehta ose të shkurtra, ai është shpesh i panevojshëm dhe shton kalori të tepërta.

A është i dobishëm kur je i sëmurë?

Në raste të lehta, mund të ndihmojë.

Nëse keni mungesë oreksi ose dehidratim të lehtë, një pije me sheqer dhe lëngje mund të ndihmojë për energji dhe hidratim. Megjithatë, nuk është trajtim mjekësor.

Për dehidratim më serioz (si të vjella apo diarre), rekomandohen solucione të posaçme orale për rehidrim, të cilat kanë përbërje më të balancuar të kripërave dhe glukozës.

A ndihmon për sheqer të ulët në gjak?

Po, ky është një nga përdorimet më të qarta.

Për shkak të përthithjes së shpejtë të glukozës, mund të ndihmojë në rritjen e shpejtë të nivelit të sheqerit në gjak, veçanërisht te personat me diabet që përjetojnë hipoglicemi.

Megjithatë, pas ndryshimeve në formulë (me më pak glukozë), efekti i tij është më i kufizuar se më parë.

A shëron “dehjen”-en?

Jo plotësisht.

Alkooli shkakton dehidratim, ndaj pijet me lëngje dhe pak kripë mund të ndihmojnë disi. Por ato nuk trajtojnë shkaqet kryesore të “hangover”-it, si inflamacioni, gjumi i dobët dhe toksinat nga alkooli.

Ekspertët bien dakord se uji, ushqimi dhe pushimi janë po aq efektivë – nëse jo më shumë.

A dëmton dhëmbët?

Po, nëse konsumohet shpesh.

Një shishe 500 ml përmban rreth 22 gram sheqer – pothuajse sa kufiri ditor i rekomanduar. Sheqeri ushqen bakteret në gojë, të cilat prodhojnë acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve.

Rreziku rritet sidomos nëse pihet shpesh gjatë ditës në sasi të vogla.

A janë më të mira pijet me elektrolite?

Jo domosdoshmërisht.

Edhe pse ka shumë produkte të reja në treg (pluhura, tableta, pije), rregulli mbetet i njëjtë: shumica e njerëzve nuk kanë nevojë për to në mënyrë të rregullt.

Ato mund të jenë të dobishme vetëm në raste specifike, si:

aktivitet fizik i zgjatur

djersitje e madhe

humbje e lëngjeve nga sëmundjet

Për pjesën më të madhe të njerëzve, uji, ushqimi i balancuar dhe në disa raste qumështi janë të mjaftueshëm për hidratim dhe elektrolite.

Lucozade mund të jetë i dobishëm në situata të caktuara – si gjatë ushtrimeve intensive, hipoglicemisë apo sëmundjeve të lehta – por nuk është një “zgjidhje magjike”.

Për përdorim të përditshëm, përfitimet e tij janë të kufizuara, ndërsa konsumimi i shpeshtë mund të sjellë më shumë dëm sesa dobi. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement