A është ky i dashuri i ri i Shkenda Dubovës, dalin fotografitë - Gazeta Express
string(61) "a-eshte-ky-i-dashuri-i-ri-i-shkenda-duboves-dalin-fotografite"

A është ky i dashuri i ri i Shkenda Dubovës, dalin fotografitë

Rozë

Gazeta Express

17/01/2021 11:43

Bukuroshja me prejardhje nga Gjilani, Shkenda Dubova, zakonisht është mjaft e pranishme në faqet rozë, së fundmi edhe për shkak të biznesit të saj, të cilit po i përkushtohet shumë.

E njëjta ditë më parë tregoi se familja dhe shoqëria i kanë organizuar një befasi me muzikë ‘live’, pas hapjes së disa qendrave të reja jashtë trojeve shqiptare.

Lexo Edhe:

Por ajo që u vu re ishte afërsia e saj me një mashkull, për të cilin mediat rozë aludojnë se mund të jetë i dashuri i saj.

Një fotografi e këngëtares Big Mama, në të cilën shfaqte Shkendën me një person përkrah, u bë lajm menjëherë.

“Në dasmë ju ardhshim Shkenda Dubova”, ka qenë mbishkrimi i imazhit.

Kjo dhe disa fotografi të tjera që janë shpërndarë në rrjete sociale kanë bërë të dyshojnë se ky është partneri i ri i Dubovës.

Kujtojmë që Shkenda gjatë vitit të kaluar zbuloi se është ndarë nga i fejuari i saj.

Lidhur me këto dyshime nuk është deklaruar akoma Shkenda Dubova.