A është i lidhur përdorimi i kanabisit me kancerin - Gazeta Express
string(50) "a-eshte-i-lidhur-perdorimi-i-kanabisit-me-kancerin"

Gazeta Express

10/12/2019 14:48

A është i lidhur përdorimi i kanabisit me kancerin

Gazeta Express

10/12/2019 14:48

Derisa përdorimi i marijuanës është duke u rritur në ShBA, hulumtuesit janë duke bërë kërkime nëse kjo substancë është e lidhur me rritjen e rrezikut të zhvillimit të kancerit, shkruan Medical News, transmeton Express.

Marijuana është një nga substancat më të përdorura në ShBA. Një në shtatë njerëz kanë raportuar, që e përdorin këtë substancë.

Lexo Edhe:

Në studimin e publikuar në JAMA Network Open, ekipi i shkencëtarëve kanë konstatuar se kanabisi përmban të njëjtat substanca karciogjenike sikurse cigaret elektronike.

“Marijuana përmban të njëjtat substanca kancerogjene, duke përfshirë gazrat toksike, disa forma reaktive të oksigjenit si dhe hidrokarbure policiklike, siç janë fenolet, të cilat janë të njëjta me ato që janë gjetur tek cigaret elektronike”, tha Dr. Mehrnaz Ghasemiesfe, autor i studimit.

Llojet e kancerit, që kanë qenë të lidhura me konsumimin e marijuanës janë: kanceri i mushkërive, i qafës, uro gjenital si dhe disa lloje të tjera të kancerit.

Ky studim kishte disa kufizime, prandaj studime të tjera janë të nevojshme, për të konfirmuar lidhshmërinë e marijuanës dhe kancerit. /Express