“A është e vërtetë që 9 vende kanë bllokuar Shqipërinë me veto?” - Rama: Është barsoletë - Gazeta Express
string(82) "a-eshte-e-vertete-qe-9-vende-kane-bllokuar-shqiperine-me-veto-rama-eshte-barsolete"

Lajme

Gazeta Express

09/04/2026 17:57

“A është e vërtetë që 9 vende kanë bllokuar Shqipërinë me veto?” – Rama: Është barsoletë

Lajme

Gazeta Express

09/04/2026 17:57

Kryeministri Edi Rama komentoi për herë të parë zërat se nëntë vende të BE kanë vënë veton për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Po shohim këtë çështjen e anëtarësimit nga të dyja anët. Procesi ka njërën anë që lidhet me, një anë që lidhet me ta. BE-ja është si kjo këtu me dy kate, që në katin e parë janë mijëra punonjës që merren me të gjitha aspektet e BE-së, një pjesë e atij katit të parë merret me ndjekjen e procesit për vendet që duan të anëtarësohen. Në mënyrën se si plotësojmë detyrat, ata dërgojnë letrën në katin e dytë. Ata në kat të dytë nuk shohin si ata të katit të parë detajet.

Kati i parë si shkollë, u dyti si marrje në punë. Një mjafton të thotë jonë katin e dytë, nuk bëhet, 27 shtete duhet të jenë në një mendje. Të gjitha këto reforma e procese e bëjnë Shqipërinë shtet, prandaj janë një ushtrim jashtëzakonisht i dobishëm për ne. Bëhet Shqipëria si një vend i BE. Ne duhet të jemi gati. Kjo e 9 shteteve është barsoletë komplet. Barsaletë që 9 shtete kanë vënë veton, veton e vë njëri, po qe 9 nuk është më veto. Nuk ka fare”, tha Rama./TCh/

Advertisement
Advertisement
Advertisement