A është e sigurt të hani patate të mbirë? - Gazeta Express

Shneta tjera

Gazeta Express

25/10/2021 21:17

A është e sigurt të hani patate të mbirë?

Shneta tjera

Gazeta Express

25/10/2021 21:17

Ju mund ta keni vënë re që shpesh patatet që keni në raft kanë mbirë. Pyetja që të gjithë keni është nëse janë të sigurta për t’u ngrënë?

Patatet e mbirë ndjekin të njëjtat rregulla të sigurisë ushqimore si çdo produkt tjetër që shkon drejt prishjes.

Lexo Edhe:

Kur i shihi patetet e tilla është më mirë t’i hidhi. Kjo për shkak se filizat janë një shenjë se patatet tuaja përmbajnë nivele më të larta të toksinave të pasigurta sesa ato të freskëta.

Të gjitha patatet përmbajnë toksina natyrale të quajtura glikoalkaloidë; konkretisht, solanine dhe chaconine.

Ju gjithashtu mund të vini re se patatet e qëndruara gjatë bëhen disi të gjelbërta. Kjo për shkak se drita mund të rrisë edhe klorofilin e patates, përbërësi që u jep bimëve ngjyrën e tyre të gjelbër. Nëse patatet tuaja janë jeshile, klorofili nuk është i rrezikshëm, por është një shenjë se edhe toksinat janë shtuar.