A e ul shtatzënia rrezikun e kancerit të gjirit? - Gazeta Express
string(47) "a-e-ul-shtatzenia-rrezikun-e-kancerit-te-gjirit"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

02/09/2022 20:18

A e ul shtatzënia rrezikun e kancerit të gjirit?

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

02/09/2022 20:18

Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë i femrave, por sot, falë progresit të kërkimeve, është gjithnjë e më pak i frikshëm.

Ajo që dikur ishte një sëmundje e vështirë për t’u shëruar, në fakt po kthehet në një sëmundje gjithnjë e më të shërueshme, veçanërisht nëse diagnostikohet në një fazë të hershme.

Lexo Edhe:

Njohja e faktorëve që mund të rrisin (ose ulin) rrezikun për t’u sëmurur është hapi i parë për të parandaluar dhe shmangur pasojat më të këqija të sëmundjes.

Kanceri i gjirit dhe hormonet

Hormonet femërore luajnë një rol të madh në përcaktimin e rrezikut të zhvillimit të kancerit të gjirit. Estrogjeni dhe progesteroni në fakt janë në gjendje të stimulojnë rritjen e qelizave të gjëndrave të qumështit duke u lidhur me receptorët specifikë të pranishëm në sipërfaqen e qelizës. Fatkeqësisht, qelizat e kancerit janë në gjendje të shfrytëzojnë këtë mekanizëm dhe të nxisin një numër më të madh të receptorëve të hormoneve për t’u riprodhuar dhe rritur në mënyrë të pakontrolluar. Pozitiviteti ndaj receptorëve të hormoneve është një veçori që përdoret edhe në trajtimin e kancerit të gjirit, pasi ka medikamente që mund të kundërshtojnë veprimin e hormoneve dhe në këtë mënyrë të pengojnë aftësinë e qelizave kancerogjene për t’u shumuar.

A mbron shtatzënia nga kanceri i gjirit?

Disa studime të kryera vitet e fundit tregojnë se shtatzënia dhe ushqyerja me gji zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit por vetëm nëse shtatzënia ndodh në moshë të re, pra midis moshës 20-25 vjeç, ndërkohë që lindja e një fëmije pas moshës 30 vjeç nuk ndikon në rrezikun e shfaqjes së sëmundjes. Efekti mbrojtës lidhet me faktin se gjatë shtatzënisë cikli menstrual ndërpritet, duke reduktuar kështu ekspozimin e qelizave të gjëndrës së qumështit ndaj estrogjenit. Përveç kësaj, si shtatzënia ashtu edhe ushqyerja me gji nxisin maturimin e indeve të gjëndrave të gjirit, duke i mbrojtur ato nga transformimet tumorale.

Sa ndikojnë mosha e menstruacioneve të para dhe fillimi i menopauzës në rrezikun e kancerit të gjirit?

Siç e kemi parë, sa më gjatë që një grua të jetë e ekspozuar ndaj estrogjenit, aq më i madh është rreziku i zhvillimit të kancerit të gjirit, ndaj edhe jetëgjatësia riprodhuese ka një ndikim të rëndësishëm në rrezikun e shfaqjes së kësaj sëmundjeje. Sipas vlerësimeve të fundit, për çdo vit vonesë të menstruacioneve pasi mbush 11 vjeç ka një ulje prej 20 për qind të rrezikut të kancerit të gjirit, ndërsa ata që kalojnë menopauzën para moshës 45 vjeçare kanë më pak rrezik për t’u prekur nga kjo sëmundje në krahasim me ato që e kalojnë menopauzën në moshën 55 vjeç.