A e parashikoi Simpsons premierën e një filmi kosovar në Amerikë - Gazeta Express
string(64) "a-e-parashikoi-simpsons-premieren-e-nje-filmi-kosovar-ne-amerike"

Arte

Gazeta Express

12/11/2021 20:26

A e parashikoi Simpsons premierën e një filmi kosovar në Amerikë

Arte

Gazeta Express

12/11/2021 20:26

Derisa këto ditë po shfaqet në Amerikë filmi i prodhimit kosovar, “Zgjoi” para tri viteve Simpsons në një episode të shkurtër familja Simpsons shkon për ta shikuar një film kosovar

Filmi “Vjeshtë kosovare” bën që njëri nga personazhet e Simpsons të fiton bileta falas për në kinema për ta shikuar.

Lexo Edhe:

Ata shkojnë në kinema për ta shikuar filmin, derisa bëjnë paksa humor pasi që filmi ka problem me titrimin.

Në film paraqiten dy ushtarë të UÇK-së duke ecur, derisa aty personazh edhe një cjap.

Pavarësisht toneve të humorit në këtë serial të animuar, gjatë këtij viti, konkretisht gjatë kësaj vjeshte një film i prodhimit të Qendrës Kinematografike të Kosovës është duke u shfaqur në Amerikë, shkruan GazetaExpress.  

Bëhet fjalë për filmin, “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit bazohet në jetën reale të Fahrije Hotit, rol që luhet nga aktorja Yllka Gashi.

Ky film po ashtu është dërguar për t’u nominuar për Oscars nga Kosova dhe deri me tani ka marrë kritika dhe për të është shkruar edhe në prestigjiozen, New York Times.

Në anën tjetër, Simpsons njihen për parashikimet e tyre, pasi që shumë ngjarje që ndodhin në botë, ata i kanë parashikuar para se ato të ndodhnin.

Edhe ky mund të cilësohet si një parashikim i tyre që një film kosovar të shfaqet gjatë vjeshtës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /GazetaExpress/