A e parandalon solucioni i hundëve koronavirusin? ISHP i përgjigjet interesit të shqiptarëve - Gazeta Express
string(91) "a-e-parandalon-solucioni-i-hundeve-koronavirusin-ishp-i-pergjigjet-interesit-te-shqiptareve"

Gazeta Express

26/03/2020 17:09

A e parandalon solucioni i hundëve koronavirusin? ISHP i përgjigjet interesit të shqiptarëve

Gazeta Express

26/03/2020 17:09

Në këto kohë të rrezikut që paraqet koronavirusi, në të gjithë globin kanë qarkulluar lajme mbi një sërë barnash për lehtësimin e sëmundjes, e deri tek ‘fake news’ si psh ato që thonë se nëse konsumon ilaç rrobash, nuk do të zërë sëmundja.

Një tjetër ilaç i përmendur shpesh është dhe ai i solucioneve të hundës me bazë kripën, i cili përdoret gjerësisht në rastet kur njerëzve u bllokohen hundët. Mbi këto barna (në përgjithësi të llojit spraj) kanë dalë plot aludime se mund të ndihmojnë qytetarët që të mos infektohen nga koronavirusi.

Lexo Edhe:

Mbi këtë çështje, Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri i është përgjigjur interesimit, duke vënë në dukje se nuk ka asnjë provë, se solucionet për hundët me bazë kripën, parandalojnë sëmundjen.

“Kemi të dhëna të limituara të cilat tregojnë se pastrimi i rregullt i hundëve me solucione me pazë kripe ndihmon në shërbimin më të shpejtë nga gripi i zakonshëm. Megjithatë, pastrimi i shpeshtë i hundëve me solucion me bazë krime nuk ka treguar se parandalon infeksionet respiratore”, shkruan ISHP.