A e kishe votu Limajn? Memli Krasniqi: Nashta e nxjerrë dikë që mund ta votojë Haradinaj - Gazeta Express
string(86) "a-e-kishe-votu-limajn-memli-krasniqi-nashta-e-nxjerre-dike-qe-mund-ta-votoje-haradinaj"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 21:47

A e kishe votu Limajn? Memli Krasniqi: Nashta e nxjerrë dikë që mund ta votojë Haradinaj

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 21:47

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se i ka thënë Kurtit se kënd nuk e voton PDK për kryetar të Kuvendit.

“I kam thënë nuk po të jap emër kënd ta votojë, por të tregoj kënd s’ta votojë, këndo tjetër po”, tha ai.

I pyetur për Fatmir Limajn, Krasniqi tha se është hipotetike sepse vetë Kurti ka deklaruar se nuk e kandidon Limajn.

“Fatmir Limaj nuk është në koalicion me LVV, është shumë hipotetike. E di që çfarëdo përgjigje keqinterpretohet, në momentin që Kurti ka thënë nuk e kandidojë nuk e di pse diskutohet”, tha ai.

Më pas, Krasniqi tha se Ramush Haradinaj, ka dhënë disa ema që do t’i votonte.

“Ramushi i ka japë disa emra, këta i votojë, mund të ketë edhe të tjerë”, tha Krasniqi. /Gazeta Express