A e dini se në Kosovë jeton një numër i vogël hebrenjsh? - Gazeta Express
string(55) "a-e-dini-se-ne-kosove-jeton-nje-numer-i-vogel-hebrenjsh"

Gazeta Express

07/09/2020 18:47

A e dini se në Kosovë jeton një numër i vogël hebrenjsh?

Gazeta Express

07/09/2020 18:47

Që prej vitit 2007, kur Kosova po planifikonte të ecte drejt shpalljes së pavarësisë së saj, krerët e institucioneve ia kishin vënë syrin njohjes nga Izraeli, një shtet aleat i fuqishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lindjen e Mesme.

Por, për këtë janë dashur 13 vjet kur njohja nga ky shtet u shpallë në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Donald Trump, i cili këtë hap të Izraelit e bëri të ditur gjatë një telefonate me Benjamin Netanyahun, në Zyrën Ovale, ku participoi edhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

Politikanët në Izrael kanë pasur një qëndrim negativ ndaj njohjes së pavarësisë, sipas shumëkujt, para së gjithash, për të mos i nxitur shtetet tjera ta njohin Palestinën nga njohja eventuale e Kosovës.

Por, Kosova nuk ka munguar në mediat izraelite, në faqet e të cilave shpesh është diskutuar tema e Kosovës, e madje është kërkuar edhe njohja e saj.

Në vitin 2014, The Times of Israel, ia kishte kushtuar një shkrim të gjatë Kosovës dhe hebrenjëve që jetojnë në Kosovë.

Aty ishte bërë e ditur se numri i hebrenjëve që jetojnë në Kosovë e që para 6 vitesh kanë jetuar 56.

The Times of Israel nëpërmjet profilit të kryetarit të Komunitett Hebraik në Kosovë Votim Demirit kishte dhënë një pasqyrë për jetën e këtij komuniteti

“Gjithkush e njeh Votim Demirin në Prizren. Përshendetjet aty këmbehen në tre gjihë lokale, shqip, serbisht dhe turqisht” shkruante The Times of Israel.

Demiri kishte bërë me dije se hebrenjtë në Kosovë jetojnë që nga koha e Inkuizicionit.

The Times of Israel kujton se Demiri në vitin 2013 kishte kërkuar nga Qeveria e Kosovës njohje zyrtare për komunitetin e tij pas ata i kishin kërkuar të flas në një konferencë bashkë me përfaqësues të religjioneve tjera.

Dhe përgjigja, menjëherë kishte qenë pozitive.

A ka të ardhme për hebrenjtë në një Kosovë të pavarur?, ka pyetur The Times of Israel Demirin.

“ Natyrisht,”, kishte thënë ai. “ Po të mendoja se nuk do të kishte të ardhme, do të shkoja në Izrael” kishte thënë Demiri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement