A e dini që James Webb ka një kartelë SSD prej vetëm 68 giga - Gazeta Express
string(60) "a-e-dini-qe-james-webb-ka-nje-kartele-ssd-prej-vetem-68-giga"

AutoTech

Gazeta Express

18/07/2022 22:04

A e dini që James Webb ka një kartelë SSD prej vetëm 68 giga

AutoTech

Gazeta Express

18/07/2022 22:04

Me teleskopin hapësinore James Webb tashmë plotësisht funksional duke kapur disa prej imazheve më spektakolare, ju mund të pyesin se ku po ruhen ato.

Interesant është fakti se duhet vetëm një SSD e vogël prej 68GB sipas IEEE Spectrum për të ruajtur imazhet e realizuar në një ditë të vetme nga JWST.

Lexo Edhe:

Edhe pse mund të duket një hapësirë e vogël për një teleskop prej 10 miliardë dollarësh, ekzistojnë disa arsye pse NASA zgjodhi këtë sistem. JWST është miliona kilometra larg Tokës ku bombardohet në mënyrë të vazhdueshme nga radioaktiviteti dhe operon në temperature -223 gradë celsius.

SSD-ja, njëlloj si pjesët e tjera të teleskopit duhet ti rezistojnë radioaktivitetit dhe kushteve ekstreme.

Pavarësisht se nuk është aq e shpejtë sa një SSD konsumatorë, mund të mbushet në 120-minuta përmes sistemit 48Mbps të teleskopit. Në të njëjtën kohë JWST mund të transmetojë të dhëna mes 28Mbps në Tokë përmes një bande Ka prej 25.9Ghz.

Kjo do të thotë se grumbullon shumë më tepër të dhëna sesa Hubble prej 57GB në ditë krahasuar me 1-2GB në ditë të këtij të fundit. Këto të dhëna JWST i transmeton në Tokë për 4.5 orë.

Teleskopi ka një SSD të mjaftueshme për të ruajtur imazhet e kapura në një ditë të vetme sepse nuk është e nevojshme të mbahen në të. Përgjatë 10 viteve të ardhshme, NASA përllogarit se vetëm 60GB të dhëna do të jetë të disponueshme për tu përdorur në SSD për shkak të konsumi dhe radioaktivitetit. /PCWorld Albanian