A e dini pse themi “Alo” kur përgjigjemi në telefon?
Fun
Gazeta Express
09/03/2022 23:55
Me siguri e keni pyetur veten se përse
përgjigjemi gjithnjë me “Alo” kur flasim me dikë në telefon.
Në fakt, kjo fjalë është përdorur për herë të
parë nga Thomas Edison.
Fjala “Alo” u përdor gabimisht nga Edison, në
fund të shekullit XIX, pasi ai nuk kishte dëgjuar sinjalin që është dashur t’i
vijë.
Por, sipas krijuesit të telefonit, Alexander
Graham Bell është dashur që në thirrjet telefonike të përgjigjemi me “Ahoy!” e
cila në thelb është një përshëndetje që është përdorur nga marinarët.
Kështu, fjala “Alo” e përdorur gabimisht nga
Edison mbeti si një zakon për miliona njerëz.