A e dini pse femrat ftohen më shumë se meshkujt - Gazeta Express
string(47) "a-e-dini-pse-femrat-ftohen-me-shume-se-meshkujt"

Shqiperi

Gazeta Express

27/11/2022 15:45

A e dini pse femrat ftohen më shumë se meshkujt

Shqiperi

Gazeta Express

27/11/2022 15:45

Një nga grindjet e vogla më të shpeshta mes çifteve është ajo për ngrohjen, pasi zakonisht femrat ftohen më shumë se meshkujt, ndaj kërkojnë një vend më të ngrohtë.

Deri tani ky fakt mund të krijojë raste për mikrotensione, por në bazë të një studimi të ri është një “dhuratë” e natyrës për njeriun, e cila nuk po përdoret siç duhet.

Lexo Edhe:

Sipas thesun.co.uk, studiuesit nga Universiteti i Tel Avivit kanë zbuluar se në të gjithë mbretërinë e kafshëve, si gjitarët ashtu edhe zogjtë, vërehet fenomeni që femrat ftohen më shumë se meshkujt.

Kështu ata arrijnë në përfundimin se kjo bëhet në mënyrë që çifti të ketë një distancë të vogël mes tyre, me qëllim që të ndihet i qetë dhe paqësor, në mënyrë që çdo fërkim dhe tension të ndalet.

Në mënyrë karakteristike, doktor Eran Levin thotë se “burrat dhe gratë e ndjejnë temperaturën ndryshe. Ky ndryshim në ndjesinë termike nuk lindi që ne të mund të debatonim me partnerët tanë për kondicionerin, por e kundërta.”

“Nga pikëpamja evolucionare, qëllimi është që të bëjmë një çift të marrë një distancë në mënyrë që secili person të mund të gëzojë pak paqe dhe qetësi,” shton ai.

Në fakt ai thekson se “studimi ynë tregoi se fenomeni nuk është unik vetëm për njerëzit. Është vërejtur në mesin e shumë llojeve të shpendëve dhe gjitarëve. Femrat preferojnë një ambient më të ngrohtë se meshkujt dhe në momente të caktuara këto preferenca shkaktojnë ndarje mes gjinive”.

Studimi, i botuar në revistën Global Ecology and Biogeography, thekson gjithashtu se kjo ndarje specifike midis meshkujve dhe femrave redukton konkurrencën për burime në mjedis dhe mban larg meshkujt që mund të jenë agresivë dhe të rrezikojnë foshnjat.