Çdo të hane po ju sjellin kalendarin javor Monday Marks. Kjo javë ju fton me dëgju tinguj muzikor të krejt llojeve: më 20 gusht Servis Collective rikthehet me Re:Form në AMC Hall Garden, ku Spekki Webu sjell ritualin e tij sonik. Në të njëjtën mbramje, në majë të Goleshit, KISSMET x NXT LVL prezanton Viikatory për një udhëtim prej 12 orësh nga trance i i viteve ’90 tek house i i shpejtë. Po atë natë, Europe House Prishtinë hap ekspozitën Vështrime të reja me punët e Lum Hajrullahut dhe Festa Ramojës.
Rocku e metali marrin skenën në Divided Community nga Ali Hill Express me 24 bende, prej Hawolf e Zwada deri te Shashtrises nga Holanda. Për ata që kërkojnë presionin e natës pa dritë e pa skenë, eventi i fshehtë më 20 gusht mbledh Rorganic, Mindbend dhe Satyr në një lokacion të panjohur.
Ndërsa në Shipni, Himara International Music Festival IV sjell llojlloj muzike: klasik, flamenco e jazz buzë detit. N’Shipni e keni edhe ekspozitën te galeria GOCAT me fotografi të Barry Lewis.
Listën e plotë pregaditun nga Suzanne Podcast e keni në këtë link: https://substack.com/home/post/p-171204825