"A e di gjyqtari çmimin e lirisë?"- ish-koloneli kritikon dënimin ndaj Selimit për spiunazh - Gazeta Express
string(87) "a-e-di-gjyqtari-cmimin-e-lirise-ish-koloneli-kritikon-denimin-ndaj-selimit-per-spiunazh"

Lajme

Gazeta Express

15/06/2026 15:21

“A e di gjyqtari çmimin e lirisë?”- ish-koloneli kritikon dënimin ndaj Selimit për spiunazh

Lajme

Gazeta Express

15/06/2026 15:21

Afrim Veseli kritikon dënimin ndaj Hysri Selimit: Ka punuar për shtetin armik

Ish-koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli, ka reaguar pas dënimit të Hysri Selimit me gjashtë vjet burgim për spiunazh, duke e cilësuar vendimin e gjykatës si tepër të lehtë.

Në një intervistë për emisionin “Kosova Live” në T7, Veseli u shpreh i zhgënjyer me masën e dënimit, duke theksuar se Selimi, sipas tij, ka vepruar në interes të një shteti armik.

“Dënim qesharak. Hysri Selimi ka punuar për shtetin armik. A e din gjyqtari çmimin e lirisë?”, deklaroi Veseli.

Ai tha se veprat që cenojnë sigurinë kombëtare dhe interesat e shtetit duhet të trajtohen me seriozitet maksimal, duke vlerësuar se dënimi i shqiptuar nuk pasqyron peshën e veprës për të cilën është shpallur fajtor Selimi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement