Shumë ilaçe, që përdoren për trajtimin e hipertensionit, janë bërë subjekt i thirrjeve për të mos i përdorur, për shkak të kontaminimit nga disa agjentë kancerogjenë.
Sipas një studimi kanadez, tani ka evidenca, që personat që nuk i kanë zëvendësuar këto barna, janë duke përfunduar në emergjencë me probleme shëndetësore.
Studimet e bëra së fundmi, kanë treguar se barnat siç janë: valsartan, olmesartan dhe ibesartan, janë të kontaminuara me substanca kancerogjene.
Edhe pse këto efekte janë minore, gjithsesi ekspertët kanë bërë thirrje në zëvendësimin apo heqjen dorë nga këto barna. /Express