Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, ka qenë e ftuar në “Frontal” të T7.
Ajo ka folur për nëntë vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, aktivistit të këtij subjekti politik.
Kryeziu tha se VV është në pushtet por sistemi gjyqësor ka mbetur i njëjtë, kur pyet se pse gjatë pushtetit të Vetëvendosjes nuk është zbardhur rasti.
“Ne vazhdimisht kemi kërkuar drejtësi dhe vazhdojmë kërkojmë drejtësi dhe mendojmë që është e padrejtë që kjo nuk ka ndodhur nëntë vite pas. Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur në pushtet, por prokuroria, gjyqtarët nuk kanë ndryshuar dhe kryesisht i ke të njëjtit persona që edhe ne atë kohë kur ka dalur rasti kanë pasur deklarata të njëjta”, ka thënë ajo. /Gazeta Express
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të...