A duhet t’i kërkoni falje vajzës së Astritit?”, “A duhet t’i veshi unë rrobat e gjyqtarit?”, çfarë ka bërë VV-ja për zbardhjen e rastit sipas Kryeziut - Gazeta Express
string(171) "a-duhet-ti-kerkoni-faljevajzes-se-astritit-a-duhet-ti-veshi-une-rrobat-e-gjyqtarit-arberesha-kryeziu-tregon-se-cfare-ka-bere-vv-ja-per-zbardhjen-e-rastit-te-astrit-deharit"

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 18:46

A duhet t’i kërkoni falje vajzës së Astritit?”, “A duhet t’i veshi unë rrobat e gjyqtarit?”, çfarë ka bërë VV-ja për zbardhjen e rastit sipas Kryeziut

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 18:46

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, ka qenë e ftuar në “Frontal” të T7.

Ajo ka folur për nëntë vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, aktivistit të këtij subjekti politik.

Kryeziu tha se VV është në pushtet por sistemi gjyqësor ka mbetur i njëjtë, kur pyet se pse gjatë pushtetit të Vetëvendosjes nuk është zbardhur rasti.

“Ne vazhdimisht kemi kërkuar drejtësi dhe vazhdojmë kërkojmë drejtësi dhe mendojmë që është e padrejtë që kjo nuk ka ndodhur nëntë vite pas. Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur në pushtet, por prokuroria, gjyqtarët nuk kanë ndryshuar dhe kryesisht i ke të njëjtit persona që edhe ne atë kohë kur ka dalur rasti kanë pasur deklarata të njëjta”, ka thënë ajo. /Gazeta Express