A duhet të shqetësohemi për variantin Delta Plus? - Gazeta Express
string(48) "a-duhet-te-shqetesohemi-per-variantin-delta-plus"

A duhet të shqetësohemi për variantin Delta Plus?

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

25/10/2021 23:19

Një nënvariant i llojit Delta të koronavirusit, mutacioni më i transmetueshëm i Covid, është në hetim. Për momentin, këtij nënvarianti nuk i është vendosur ende një shkronjë e alfabetit grek, gjë që për momentin është shenjë e mirë.

Çfarë është varianti Delta Plus?

Lexo Edhe:

Varianti, i njohur me emrin shkencor AY.4.2, është një nënvariant i variantit Delta, i njohur si B.1.617.2 dhe i identifikuar për herë të parë në Indi tetorin e kaluar. Delta është lloji dominues globalisht. Nënvarianti ka mutacione të reja në proteinën “spike”, që e ndihmon virusin të pushtojë qelizat e trupit.

A është një version më i rrezikshëm i virusit?

Nuk ka asnjë provë që të sugjerojë se shkakton sëmundje më të rëndë ose vdekshmëri më të madhe se varianti Delta ose se mund t’i shpëtojë mbrojtjes së ofruar nga vaksinat e Covid-19, por shkencëtarët mendojnë se mund të jetë më i transmetueshëm, duke ndihmuar që virusi të përhapet më lehtë.

Sa “më i transmetueshëm”?

Dy ekspertë shkencorë – Jeffrey Barrett, drejtor i Iniciativës së Gjenomikës Covid-19 në Institutin Wellcome Sanger në Cambridgedhe Francois Balloux, drejtor i Institutit të Gjenetikës në University College London – kanë thënë se duket se është 10 deri në 15% më i transmetueshëm se varianti origjinal Delta. Provat e hershme sugjerojnë se ka rritur normin e infektimeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Si krahasohet kjo me variantet e kaluara?

Varianti Delta ishte 60% më i transmetueshëm se varianti Alfa i identifikuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në gjysmën e dytë të vitit 2020 që shkaktoi valën e tretë dhe më të keqe të pandemisë në Irlandë. Alfa në vetvete ishte 50% më e transmetueshme se virusi origjinal që u përhap nga Kina.

A janë të shqetësuar shkencëtarët?

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar e ka zhvendosur variantin Delta Plus në kategorinë “variant nën hetim”, por ai ende nuk konsiderohet si një “variant shqetësues”, kategoria më e lartë e rrezikut për variantet, gjë që do të bënte që Delta Plus të emërtohej sipas alfabetit grek. Shkencëtarët janë ende duke kontrolluar provat për të kuptuar nëse mund të jetë një shkak shqetësimi. Viruset evoluojnë natyrshëm dhe AY.4.2 është një nga 45 “nën-linjat” që vijnë nga varianti Delta.