A duhet të merret edhe doza e tretë e vaksinës, flet infektologu Tolaj - Gazeta Express
string(69) "a-duhet-te-merret-edhe-doza-e-trete-e-vaksines-flet-infektologu-tolaj"

A duhet të merret edhe doza e tretë e vaksinës, flet infektologu Tolaj

Lajme

Gazeta Express

08/12/2021 18:37

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se shumë shpejt pritet që në Kosovë të jepet edhe doza e tretë e vaksinës anti-COVID.

Infektologu Ilir Tolaj tha se marrja e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID është vendim i qëlluar.

Lexo Edhe:

Ai theksoi se nevoja për të marrë dozën e tretë është urgjente.

“Ne duhet të pranojmë që e kemi një numër të volitshëm të atyre që janë vaksinuar deri më tani. Dhe nuk duhet ta humbim rastin dhe nuk duhet ta lejojmë që niveli i imunitetit për shkak të dozës së tretë. Prandaj, mendoj që në kuadër të rrethanave që janë edhe për variantin e ri Omicron, por edhe të ndonjë varianti të ri që eventualisht mund të shfaqet, nevoja për vaksinim edhe me dozën e tretë është urgjente dhe vendimi është i qëlluar”, tha Tolaj në Klan Kosova.