A duhet të mbajë përgjegjësi klasa politike për sulmin ndaj Top Channel? Rama përplaset me gazetaren - Gazeta Express
string(99) "a-duhet-te-mbaje-pergjegjesi-klasa-politike-per-sulmin-ndaj-top-channel-rama-perplaset-me-gazetaren"

A duhet të mbajë përgjegjësi klasa politike për sulmin ndaj Top Channel? Rama përplaset me gazetaren

Shqiperi

Gazeta Express

27/03/2023 22:09

Kryeministri Edi Rama gjatë një lidhje live për “Top Story” pati përplasje me gazetaren Klodiana Lala për sulmet e tij ndaj medias.

I pyetur në studio nëse klasa politike mban përgjegjësi për këtë ngjarje të rëndë, a ka ndikuar retorika politike e këtyre viteve që t’i japë zemër krimit t bëjë një akt të till, Rama tha se nuk ka lidhje as me frustrim popullor dhe as me retorikën politike.

Lexo Edhe:

“Unë nuk jam klasa politike dhe as nuk flas për klasën, nuk marr as përsipër. Me fjalën kazan unë herën e fundit e kam përdorur kur ende nuk kisha fituar dy zgjedhjet më pas e kam hequr dorë për arsye të cilat nuk po i përmendim sot. Duke qenë se janë perceptuar si të tilla kam hequr dorë dhe kam pranuar se media në Shqipëri është një xhungël që siç ka pjesët e admirueshme ka edhe pjesët e neveritshme. Ky është një agresion kriminal që i shkon shumë një shprehje frystrimi. Nuk dua të jap opinione, madje dua të ju përgëzoj, në fakt Top Channel që ka qenë i përmbajtur në atë që mund të jetë i natyrshëm prirja për ti drejtuar gishtin, për shkaqe të një sërë aktesh shumë kurajoze por edhe të dokumentuara kohët e fundit”.

Përplasja mes Edi Ramës dhe Klodiana Lalës: 

Klodiana Lala: Jetën politike ta mbajë politike. Krimi i organizuar në një farë mënyre po imitoin arrogancën e pushtet.

Edi Rama: Ma bëtë këtë pyetje dhe më keni ndërhyrë tre herë. Nuk mund të bëni pyetjen dhe të merrni përgjigjen që doni Kjo është jeta e neverithsme mediatike që unë flas

Edi Rama: Unë nuk e negocioj dot që është edukata. Pse nuk më lë të flas nuk e  kuptoj pse acaron.

Klodiana Lala: Nuk po shkon tek thelbi i pyetjes që unë bëra.

Edi Rama: Në cilin thelb që ti ke thënë katër fjalie nuk po bëj lidhjen. Nëse juve më krijoni mundësinë. Më lini të flas

Edi Rama: Nuk kam ndryshuar mendim për kazanin, kam përdorur një shprehje për raste flagrante të dy gazetarëve paedukatë. E treta është që unë nuk vë gjoba ndaj mediave.