A duhet të hani patate nëse jeni duke mbajtur dietë? - Gazeta Express

Shneta

Gazeta Express

30/06/2020 14:22

A duhet të hani patate nëse jeni duke mbajtur dietë?

Shneta

Gazeta Express

30/06/2020 14:22

Deri tani është thënë se personat, të cilët janë duke mbajtur dietë për të humbur peshë, nuk duhet të hanë patate, mirëpo a se është kjo e vërtetë në të gjitha rastet, zbulojeni në artikullin e mëposhtëm.

Për shkak se patatet përmbajnë një sasi të lartë të karbohrtateve, shumë persona e shmangin përdorimin e tyre. Gjithsesi, studimet e fundit tregojnë se konsumimi i patateve mund të ndihmoj në heqjen e peshës. Për më shumë, ideja se patatet mund të shkaktojnë rritjen e peshës, është për shkak të produkteve me bazë patateje, siç janë patatet e skuqura dhe patatinat, të cilat janë dy produkte mjaft të dëmshme për shëndetin.

Nga ana tjetër, konsumimi i patateve të ziera, është një metodë e mirë për humbjen e peshës, për shkak se ju jep ndjesinë e ngopjes si dhe ju pasuron me karbohidratet e nevojshme. Ato gjithashtu janë të pasura me proteina, të cilat ndihmojnë në forcimin e muskujve si dhe përmirësimin e metabolizmit.

Studime të tjera tregojnë se patatet janë të mira edhe për personat me hipertension dhe me probleme të sistemit tretës.