A duhet që t’i vendosni syze dielli fëmijës tuaj? - Gazeta Express
string(47) "a-duhet-qe-ti-vendosni-syze-dielli-femijes-tuaj"

A duhet që t’i vendosni syze dielli fëmijës tuaj?

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

11/07/2023 21:27

Ekspozimi i fëmijëve ndaj rrezeve ultraviolet mund të rrisë rrezikun e problemeve të syve më vonë në moshën madhore.

Ekspertët rekomandojnë që prindërit t’u vënë syze fëmijëve të tyre që në moshën një vjeçare. Shumica e prindërve nuk kanë asnjë dyshim kur bëhet fjalë për aplikimin e kremës kundër diellit tek një fëmijë për të shmangur rrezikun e djegies së lëkurës së tyre. Ndërkohë që ky   ndërgjegjësim nuk është i njëjtë kur bëhet fjalë për shikimin. Ashtu si lëkura, edhe sytë shkaktojnë dëmtime nga ekspozimi i tepërt në diell , duke u kthyer në një faktor rreziku për zhvillimin e patologjive të ndryshme.

Lexo Edhe:

Ndjeshmëria e madhe e fëmijëve ndaj rrezeve diellore është se bebëza e tyre janë më të madha se ato të të rriturve, pra hyn një sasi më e madhe drite, teksa pigmentimi i indeve është më i vogël.

Kur zgjidhni syze për fëmijë, është e rëndësishme të siguroheni që ato të mbulojnë mirë të gjithë syrin dhe që  të mos pengojë shikimin, pasi nuk duhet të harroni se në këto mosha sistemi vizual i më të vegjëlve është ende në zhvillim të plotë.

Nëse fëmija juaj është i gatshëm të mbajë syze dielli, le t’i zgjedhë ato sepse në këtë mënyrë ka më shumë gjasa t’i mbajë ato. Gjithashtu, sigurohuni që të mbani edhe syze dielli, sepse siç do ta keni kuptuar, fëmijët imitojnë prindërit e tyre.

Nëse fëmija juaj reziston shtyjeni të vendosë një kapele që mbron sytë nga dielli. Ky është një opsion më funksional për foshnjat, të vegjlit apo edhe fëmijët më të mëdhenj.