A do t'i përgjigjet Kurti Enver Hoxhajt për debat? - Gazeta Express
string(48) "a-do-ti-pergjigjet-kurti-enver-hoxhajt-per-debat"

Lajme

Gazeta Express

14/01/2021 11:46

A do t’i përgjigjet Kurti Enver Hoxhajt për debat?

Lajme

Gazeta Express

14/01/2021 11:46

Dje, kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj ka bërë ftesë publike ndaj Albin Kurti nga VV që të ballafaqohen në gjashtë debate.

“Debati është i domosdoshëm për çdo demokraci. Sot i bëj thirrje Albin Kurtit që t’i kemi 6 debate. Debate serioze. Debate informuese. Ashtu që qytetarëve t’ua ofrojmë informacionin dhe elementet e nevojshme për ta marrë vendimin e tyre”, ka thënë Hoxhaj.

Lexo Edhe:

Zyra për Media e Vetëvendosjes kanë thënë se janë shumë të zënë dhe se nuk janë duke u marrë me një çështje të tillë.

“Nuk kemi diskutuar ende në lidhje më çështjen në fjalë, jemi shumë të zënë për finalizimin e listës së kandidatëve për deputetë dhe disa çështje tjera. Momentin që do vendosim, ne do i përgjigjemi publikisht” –  ka thënë Manxhuka për Syri.net.

 Debat ballë për ballë mes kandidatëve për kryeministër në Kosovë, asnjëherë nuk ka ndodhur në historinë e zgjedhjeve parlamentare.