A do të vazhdojnë reshjet? Ky është parashikimi i motit për javën që vjen - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

27/09/2020 20:02

A do të vazhdojnë reshjet? Ky është parashikimi i motit për javën që vjen

Lajme

Gazeta Express

27/09/2020 20:02

Fillimi i javës do të jetë me mot të ndryshueshëm, ndërsa prej të enjtes pritet të ketë mot me diell, shkruan Prishtina Weather.

 Fillimi i javës me mot të ndryshueshëm, kohëpaskohe me shi.  Të martën më freskët.  Nga e mërkura më shumë diell dhe rritje e temperaturave.

27.09.2020 – Në ditët e para të javës vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të ulët, e në ndërkohë të hënën sërish një ciklon pritet të kaloj në pjesët veriore të rajonit.  Si rrjedhojë mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell, kohëpaskohe me reshje lokale shiu, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullima.  Ditën e hënë temperaturat shënojnë rritje, mirëpo ditën e martë sërish pësojnë rënie nën 20C.

Nga dita e mërkurë fusha të presionit më të rritur depërtojnë mbi Itali dhe pjesët perëndimore të rajonit, të cilat favorizojnë mot pa të reshura, me më shumë kthjellime dhe diell.  Temperaturat në rritje.

28.09 – Mot i ndryshueshëm, me erë, vranësira dhe diell, kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

29.09 – Kryesisht me vranësira dhe freskët.  Kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

30.09 – Kryesisht me vranësira, pa reshje.  Në mbrëmje kthjellime.

1.10 – Paradite vranësira kalimtare.  Ditën kryesisht me kthjellime.

2.10 – Mot i mirë, kryesisht me diell, me pak vranësira orëve të pasdites.

Temperaturat minimale në tendencë të rënies, do të luhaten nga 7C deri 11C, ndërsa maksimalet nga e mërkura në rritje dhe do të luhaten nga 17C deri 22C.

Të hënën do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugu 7-15m/s, e ditëve në vijim do të fryjnë erëra drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 4-8m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje përreth vlerave normale.