A do të startojë Muriqi për Lazion kundër Bayern Munich sonte në Ligën e Kampionëve? - Gazeta Express
string(83) "a-do-te-startoje-muriqi-per-lazion-kunder-bayern-munich-sonte-ne-ligen-e-kampioneve"

A do të startojë Muriqi për Lazion kundër Bayern Munich sonte në Ligën e Kampionëve?

Futboll

Gazeta Express

23/02/2021 11:40

Vedat Muriqi nuk pritet të luajë titullar për Lazion kundër Bayern Munich sonte në Ligën e Kampionëve, sepse trajneri Simone Inzaghi parapëlqen dyshen Ciro Immobile-Joachim Correa para kujtdo tjetër në sulmin e të kaltërve.

Lazio është nikoqire e Bayernit në Stadiumin Olimpik në Romë, për ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, e cila nis në orën 21:00, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Simone pritet të luajë me formacionin e njëjtë që e mposhti Sampdorian në Serie A këtë fundjavë, në të cilin Muriqi ishte në stol.

Përfaqësuesi i Kombëtares së Kosovës e ka bërë vetëm një paraqitje si titullar për Lazion në Ligën e Kampionëve këtë sezon, si dhe tri të tjera nga banka rezervë dhe është ende në kërkim të golit të parë në karrierë në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Prizrenasi mungoi në dy ndeshjet e fundit të gjigantit italian në fazën grupore si pasojë e një lëndimi.

Inzaghi, megjithatë, pritet t’i japë minuta atij nga stoli në pjesën e dytë.

Lazio nuk do të mundë të llogarisë në dyshen Luiz Felipe dhe Stefan Radu por i është riktheyr Manuel Lazzari.

Bayerni, në anën tjetër, udhëtoi drejt kryeqytetit italian pa disa lojtarë kyçë, si Thomas Müller, Douglas Costa, Benjamin Pavard, Serge Gnabry dhe Corentin Tolisso.

Formacionet e mundshme:

Lazio: Reina; Patric, Acerbi, Musacchio; Lazzari, Milinkovic, Leiva, Luis Alberto, Marusic; Correa, Immobile

Bayern: Neuer; Sule, Boateng, Hernandez, Davies; Kimmich, Alaba; Sane, Goretzka, Coman; Lewandowski

/Gazeta Express/