Shkenca po përpiqet të rikthejë në jetë mamuthin, kafshë e zhdukur 4 mijë vjet më parë nga Toka.
Një kompani amerikane e bioteknologjisë, Colossal Biosciences, i përmbahet planit ambicioz me objektivin për ta rikthyer në natyrë brenda vitit 2028 ekzemplarët e parë. Por projekti nuk është shumë i qartë, pasi sipas themeluesit të kompanisë objektivi nuk është rikthimi në jetë, por krijimi i Mamuthit 2.0.
Ideja është të dallohen genet përkatëse për disa karakteristika specifike, e më pas të konfrontohen me gjenomën e elefantit aziatik, pasi këto 2 kafshë e kanë njësoj në masën 99.6%. dhe do të jetë një vezë e këtij të fundit që do të përdoret si bazë për modifikimet gjenetike të nevojshme për të sjellë në jetë një hibrid.
Rezultati pritet të jetë pra një hibrid mes elefantit aziatik dhe mamuthit, por që të jetë edhe rezistente ndaj temperaturave të ulëta.
Sipas kompanisë, futja në natyrë e kësaj kafshe do të sjellë benefite për mjedisin, pasi duke shkelur dhe djegur terrenin, kafshët do ndihmojnë tundrën të bëhet e begatë.
Gjithashtu kompania teksane shpreson të krijojë një teknologji të mirëfilltë pikërisht për të risjellë në jetë edhe specie të tjera të zhdukura.