A do të mbyllemi sërish, sot merret vendim për masat e reja kundër koronavirusit - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

11/08/2020 12:04

A do të mbyllemi sërish, sot merret vendim për masat e reja kundër koronavirusit

Lajme

Gazeta Express

11/08/2020 12:04

Me fillim nga ora 11:30 ka nisur takimi mes kryetarëve të komunave, kryeministri Avdullah Hoti, ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, dhe ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ku do të diskutohet rreth rishikimit të masave anti-COVID-19

Në këtë takim do të diskutohet edhe për alternativat për nisjen e fillimit të vitit shkollor 2020-2021 dhe problemet e tjera komunale.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar se mund të ketë një mbyllje të re, siç e ka quajtur të kontrolluar, por ka thënë se nuk do të jetë sikur në muajt mars e prill.

“Nuk e përjashtoj mbylljen që ta kemi një kontroll më të madh për virusin, që ta kemi në kontroll shtatorin, sepse ka gripa të tjerë. Ky është vlerësim, mund të ndodhë që të ketë një mbyllje të kontrolluar pa e lënduar pjesën organizative të jetës, por që mbyllja na siguron ta kemi nën kontroll pandeminë, që në shtator të jemi super të përgatitur”, ka thënë Zemaj.

Ai ka paralajmëruar edhe kufizim të lëvizjes me orare.

“Mbyllje jo si në mars, por mbyllje të kontrolluar dhe mirë të menaxhuar, duke organizuar formën e jetës, por në zbatimin e masave”, tha Zemaj, duke shtuar se para shtatorit mund të kthehet orari i lëvizjes për qytetarët me orare të caktuara.