A do të marrë pjesë Arben Vitia në betimin e Përparim Ramës si kryetar i Prishtinës - Gazeta Express
string(83) "a-do-te-marre-pjese-arben-vitia-ne-betimin-e-perparim-rames-si-kryetar-i-prishtines"

Lajme

Gazeta Express

07/12/2021 10:02

A do të marrë pjesë Arben Vitia në betimin e Përparim Ramës si kryetar i Prishtinës

Lajme

Gazeta Express

07/12/2021 10:02

Sot do të mbahet mbledhja inauguruese ku do të betohen anëtarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe kryetari i zgjedhur, Përparim Rama, raporton Express

Në mesin e anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës është edhe Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili doli i dyti në garën për Prishtinën, por nuk dihet ende nëse ai do të marrë pjesë në inaugurim.

Lexo Edhe:

Në sallën e Kuvendit Komunal janë mbledhur pothuajse gjithë anëtarët, por Vitia s’ka ardhur ende.

Mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Prishtinës pritet të fillojë në orën 10:00.

“Mbahet mbledhja inauguruese me ç’rast bëhet betimi i anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe betimi i kryetarit të zgjedhur të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)”, thuhet në njoftim.

Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës doli fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku ishte në garë me Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje. /Gazeta Express