Brenda ose jashtë. Pas lojës së parë që përfundoi 3:3, Interi dhe Barcelona do të rikthehen për t’u sfiduar prapë sonte në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Nerazzurri” synojnë të rikthehen në finale pas asaj të Stambollit në vitin 2023, ndërsa “Blaugrana” do ta synojnë finalen e parë të Championsit që nga viti 2015, shkruan “Gazeta Express”.
Interi mund të jetë pa mbrojtësin Pavard, ndërsa mbetet në dyshim prezenca e Lautaro Martinez, i cili ishte lënduar në ndeshjen e parë javën e kaluar.
në vend të francezit në mbrojtje mund të jenë Bisscek me Acerbin e Bastonin përpara Sommer.
Mesfusha me Dumfries e Dimarcon në krahë, ndërsa Barella e Mkhitaryan prapa Calhanoglut.
Barça ndërkohë do ta rikthejë Lewndowskin, i cili mund të përfundojë megjithatë në bankinë, por duhet të heq dorë nga dyshja Balde – Koundé.
Në ndeshjen e parë, Gerard Martin nuk ka bindur, prandaj Inigo Martinez mund të zhvendoset në të majtë, me Eric Garcian në krahë dhe dyshja Araujo – Cubarsi në zemër të mbrojtjes përpara portierit Szczesny.
Konfirmohet kështu reparti i mesfushës me Montjuic, së bashku me Pedri e De Jong në mesfushë, kurse përpara tyre Dani Olmo që do t’i mbështesë Lamine Yamal, Ferran Torres e Raphinha. /Gazeta Express