Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Sllovakisë.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda u pyet nëse nesër Edon Zhegrova do të luajë, ndërsa vet ai nuk dha një përgjigje definitive.
Në përgjithësi, të gjithë lojtarët e grumbulluar janë të rëndësishëm për kombëtaren. Sa i përket Edonit, është e qartë që nuk ka pasur minuta të mjaftueshëm me Juventusin. Por, të gjithë e dimë kualitetin. Por se a do të luajë ai nesër apo çfarë roli do të ketë, do ta shihni nesër. Nuk mund ta them sot.
Kosova përballet me Sllovakinë nesër nga ora 20:45 në Bratisllavë në gjysmëfinalen e play-offit për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...