A do të lëvizë Sllovakia për ta njohur Kosovën? Kryediplomati sllovak reagon pas marrëveshjes - Gazeta Express
string(92) "a-do-te-levize-sllovakia-per-ta-njohur-kosoven-kryediplomati-sllovak-reagon-pas-marreveshjes"

A do të lëvizë Sllovakia për ta njohur Kosovën? Kryediplomati sllovak reagon pas marrëveshjes

Lajme

Gazeta Express

19/03/2023 17:29

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Rastislav Kaçer e ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurt dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për “guximin dhe përgjegjësinë politike”, pas arritjes së marrëveshjes mbi zbatimin e propozimit europian.

Ai tha se Sllovakia do ta japë mbështetjen e saj.

Lexo Edhe:

“Përgëzoj guximin dhe përgjegjësinë politike të liderëve të Serbisë dhe Kosovës. Hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe forcimit të stabilitetit rajonal. Thelbësore për të ofruar elementë të rënë dakord për ta zhbllokuar potencialin e plotë për të gjitha palët. Sllovakia është gati ta japë mbështetjen e saj”, shkroi Kaçer në Twitter.

Sllovakia është njëra nga ato pesë vendet e Bashkimit Europian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.